E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrihet marrëveshje për telekomin, energjinë dhe zgjedhjet

Raundi i 16-të i bisedimeve në Bruksel në mes të shefave të qeverive kosovare dhe asaj serbe ka përfunduar me marrëveshjen për telekom dhe energji, njofton Maja Kocijanciq, zëdhënësja e ndërmjetëses së dialogut, Catherine Ashton.

Nuk jane dhënë kurrfarë detaje rreth këtyre marrëveshjeve, por deri më tash, për telekomin është raportuar se marrëveshja mund të jetë kështu: Kosova e merr kodin ndërkombëtar 383, ndërsa për këtë aplikon një nga vendet anëtare të BE-së. Ndërkaq, serbët do të kenë mundësi për një operator të vetin fiks apo ndoshta edhe atë mobil.

Maja Kocijanciq, ndërkaq ka njoftuar se në këtë raund bisedimesh është diskutuar edhe për zgjedhjet e nëntorit, pavarësisht asaj që e ka deklaruar kryeministri kosovar, Hashim Thaci para se të udhëtonte drejt Brukselit.

Sipas Kocijanciq, gjatë diskutimeve të sotme, është rishikuar progresi i arritur dhe janë ndërmarrë vendime të rëndësishme për "të siguruar zgjedhje të drejta me pjesëmarrarje sa më të madhe në këtë proces zgjedhor".

Njoftimi i zëdhënëses, Kocijanciq shkon më tej duke thënë se gjatë takimit është arritur pajtimi që Grupet Punuese për zgjedhjet, të udhëhequra nga OSBE-ja, do të takohen prap gjatë ditëve në vijim, që vendimet e marra sonte të implementohen me kohë.

Edhe për këto vendime nuk është dhënë asnjë detaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›