E Shtunë, 31 Tetor 2026

E demolon ndertesen e Kuvendit në Klinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, përkatësishtë njesitet policore te stacionit policor në Klinë, janë njoftuar dje rreth orës 00:45 min, në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, pikërisht në ndërtesën e Kuvendit Komunal, nga një person i pa njohur janë thyer xhamat e dy dyerve hyrëse (në ndërtese) dhe dy dritareve.

Pas këtij njoftim Policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve dhe krim-tekniku, i cili ka kryer vend-shqimin e vendit te ngjarjes.

“Bazuar në disa te dhëna gjatë zhvillimit të hetimeve mendohet se personi i dyshuar ne dorë kishte pas një mjet te forte, se çfarë mjeti kishte ne dore hetuesit janë duke mbledhur te dhëna,por me te cilin mjet i dyshuari i kishte goditur dhe i kishte thyer xhamat e dyerve, te dritave te objektit ne fjalë. Pas dëmtimit te xhamave i dyshuari ishte larguar ne rrugën “ Ymer Berisha””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Vlen të ceket se objekti komunal është i siguruar edhe nga rojat që përkujdesen për objektin dhe është i pasur me kamera vëzhguese.

Lidhur me hetimet fillestare është shoqëruar një person i (njohur për policinë ne raste te më hershme ) i cili jeton ne atë rrugë nga ishte larguar i dyshuari, por pas intervistimit është liruar nga se hetuesit nuk kanë hasur ne te gjetura bazë .

Lidhur me rast është informuar edhe Prokurori i shtetit dhe hetuesit do të hetojnë të gjitha rrethanat lidhur me ketë vepër, për të identifikuar personin e mundshëm të dyshimit.Deri me tani ende nuk kemi persona te identifikuar si te dyshuar.Rasti është në procedur hetimore./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›