E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin ne 912 numri i viktimave ne Bangladesh

Numri i viktimave si pasojë e rrëzimit të një ndërtese në periferi të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka, në të cilën ndodheshin disa rrobaqepësi dhe pika tregtare, ka arritur deri në 912 persona, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Ndërtesa 8-katëshe Rana Plaza u shemb më 24 prill. Të çarat, në kompleksin që ndodhet në qytetin Savare, u krijuan një ditë para incidentit, çka shkaktoi panik në radhët e punëtorëve të rrobaqepësive dhe pikave tregtare të shitjes me pakicë, por drejtuesit e rrobaqepësisë i bindën punëtorët të ktheheshin në vendet e tyre të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›