E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Europes Topalli apel per miratimin e 3 ligjeve

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli festoi me të rinjtë e FRPD-së Ditën e Europës. Mes muzikës dhe këngës, ajo shprehu bindjen se më 23 qershor, të rinjtë demokratë do të dinë të ndëshkojnë me votë ata që po mbajnë shqiptarët ende larg Europës.

Atë që nuk mundi ta bëjë në Parlament, Jozefina Topalli e bëri në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në Ditën e Europës, ajo mori aprovimin e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, për të miratuar 3 ligjet e integrimit.

Kryeparlamentaja shprehu bindjen se me 23 qershor, të rinjtë e FRPD-së do të ndëshkojnë me votë kë bllokoi integrimin e vendit për 3 vjet.

Edhe kreu i Forumit Rinor të PD-së, Gerti Bodgani, nuk kurseu kritikat ndaj kryesocialistit Rama për qëndrimin e socialistëve ndaj tre ligjeve të integrimit.

Muzika dhe zëri i këngëtares Rosela Gjylbegu, bëri që festa për ditën e Europës të vazhdojë me këngë e valle në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›