E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koci kritik ndaj lidershipit te PS-se

Mesazhet e përcjella nga lidershipi socialist për Petro Koçin, nuk kanë qenë dashamirëse ndaj aleatëve, sa i takon taktikave të bashkëpunimit politik për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryetari i PSV ’91, duke u treguar i kujdesshëm në kritika, thotë se në raport me të, partia më e madhe e së majtës dhe kreu i saj Rama, nuk kanë përcjellë sinjale pozitive.

Koçi shpreh zhgënjimin që PS bëri pjesë të listës së saj përfaqësues nga LSI dhe la jashtë aleatët tradicionalë.

Lënia jashtë liste të deputetëve socialistë, që kanë kontribuar përgjatë këtyre viteve opozitë, për Petro Koçin nuk ishte e nevojshme, pasi thotë se grupi aktual parlamentar i kësaj legjislature ishte mjaftueshëm i rinovuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›