Arrin nota verbale e njohjes nga Sao Tome and Principe
Vendimi zyrtar për njohjen e Kosovës, është finalizuar me 13 mars 2012, ndërsa nota verbale e njohjes ka arritur ditën e shtunë. Kështu thuhet në një njoftim të Zyrës së zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
Qeveria e Sao Tome and Principe e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi.
Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome and Principe, të mbajtur të mërkurën. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në këtë vendim.
Sao Tome and Principe, ka një popullsi prej 160 mijë banorëve, sipërfaqja e përgjithshme e ishujve e këtij shteti është 1,001 km2. Ishujt Sao Tome and Principe kanë një vijë bregdetare 209 kilometër.