Bielsa mirëpret Interin

Marcelo Bielsa refuzoi postin e trajnerit në Inter gjatë verës së vitit të kaluar por strategu i Athletic Bilbas ka lënë të hapur mundësinë e kalimit të tij te gjiganti milanez në fund të këtij sezoni.
“Nuk dua të flas për vazhdimin e kontratës. Futbolli është në lëvizje të vazhdueshme, varësisht nga rezultatet, ne ende jemi në garë për tre tituj të ndryshëm” deklaroi ai.
Nerazzurrët kishin shprehur interesim për angazhimin e Bielsas kur Leonardo u largua nga detyra në verën e vitit të kaluar por në fund pas refuzimit që morën nga argjentinasi, vendosën për Gian Piero Gasperinin.