Jahjaga dënon sulmin ndaj ambasadës së Maqedonisë
Ky akt, i dënueshëm nga të gjithë, është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, marrëdhënie këto që kanë njohur zhvillime dhe zgjerim të vazhdueshëm.
“Kërkojmë nga organet përkatëse që të zbulojnë sa më parë autorët e këtij akti dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, përfundon deklarata e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon sulmin ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë. LDK-ja vlerëson se aktet e tilla, pavarësisht nga kush kryhen apo nxiten, në asnjë mënyrë nuk do të mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes të dyja vendeve.
LDK-ja konsideron se aktet e tilla kanë për qëllim pikërisht prishjen e këtyre marrëdhënieve, ndaj nuk i shërbejnë së ardhmes dhe prosperitetit të askujt, meqë bien në kundërshtim të plotë me synimet e rajonit për integrimet euroatlantike.
LDK-ja kërkon nga institucionet përgjegjëse ta hetojnë këtë rast dhe shkaktarët sa më parë të nxirren para drejtësisë.