E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arritjet shkencore per vitin 2007

Ne fushen e shkences, gjate vitit 2007, u hodh drite mbi prova te reja per ngrohjen e globit, zbulime ne planetin tone dhe ne hapesire. 2007 ishte nje vit arritjesh edhe ne mjekesi. Nje prej zhvillimeve me premtuese ne shendetesi gjate vitit 2007 ishte zbulimi se nga lekura e nje te rrituri mund te prodhohen qeliza embrionale. Perparesia kryesore etike eshte se per perftimin e kesaj qelize nuk kerkohet shkaterrimi i embrionit.
Doktor Xhorxh Dejli, prane universitetit Harvard, shpjegon te mirat e ketij zbulimi. Ai thote se nga lekura e njeriut, shkencetaret tani mund te prodhojne qeliza embrionale per cdo organ te trupit. Shkencetaret thone se qelizat embrionale mund te perdoren per kurimin e demtimeve te shtylles kurrizore dhe semundjeve neurologjike.
Agjencia amerikane e ushqimeve dhe barnave njoftoi se mishi e qumeshti te klonuar gjate vitit 2007 jane ushqime te shendetshme. Kjo agjenci arriti ne perfundimin se perderisa ushqimet e klonuara nuk mund te dallohen nga ushqimet e tjera te prodhuara ne menyre te natyrshme, ato nuk kerkojne ndonje etiketim te posacem.
Nderkohe, komisioni keshillues i agjencise se ushqimeve dhe barnave njoftoi se jeta e amerikaneve eshte ne rrezik per shkak te pakesimit te dukshem te numrit te personelit dhe si pasoje e teknologjise se vjetruar te kesaj agjencie, dikur udheheqese ne fushen e sigurise se ushqimit dhe barnave.
Nder zhvillime te tjera, ilacet Statin qe perdoren per uljen e nivelit te kolesterines, u provua se mbrojne gjithashtu zemren dhe vonojne zhvillimin e Alcajmerit. Se fundit, nje veshtrim mbi dy semundje shkaterruese, Siden dhe Line. Vdekjet nga lija rane 68 per qind. Ne Afrike renia ishte 91 per qind. Organizata Boterore e Shendetesise thote se kjo arritje eshte rezultat i programeve qeveritare per vaksinimin e femijeve.
Perparim u arrit edhe ne luften kunder virusit HIV qe shkakton Siden. Organizata boterore e shendetesise njoftoi se gjate vitit 2007, perqindja e njerezve qe jetojne me gjithe se te infektuar me HIV, u shtua, ndersa rastet e reja te infeksioneve u pakesuan. Fatkeqesisht, Afrika nen-sahariane vazhdon te jete qendra e kesaj semundjeje.
Ngrohja globale kryeson listen e temave shkencore te vitit. Shkencetaret thone se ka prova te reja se akullnajat po shkrihen me ritme me te shpejta. Komisioni Nderqeveritar per Ndryshimin e Klimes thote se eshte 90 per qind i bindur se veprimtaria e njeriut ka lidhje me rritjen e temperaturave.
Kryetari i ketij Komisioni, Rajendra Pachauri, thote se ka prova te forta shkencore per kete. Komisioni i OKB-se, i drejtuar nga zoti Pachauri, fitoi Cmimin Nobel te Paqes kete vit se bashku me ish-nenpresidentin Al Gore. "Do te flas per nje te vertete te pakendshme. Vendi im eshte nder pengesat kryesore per perparim ne Konferencen e Balit", tha ish-nenpresidenti. Dokumentari i Al Gorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›