Jo vetem Jezusi lindi me 25 dhjetor
Kush eshte personazhi me i njohur, i cili ka lindur me 25 dhjetor? Menjehere do te pergjigjeshim Jezui i Nazaretit, ''ditelindja'' e te cilit do te perbente edhe festimin nga ana e te krishtereve te Krishtlindjeve. Por, historianet kane treguar se Krishti nuk lindi as ne vitin 0 dhe aq me pak me 25 dhjetor, date e zgjedhur vetem ne shekullin III pas Krishtit per te perkujtuar lindjen dhe per te larguar bashkeshoqerimin me festat pagane kushtuar zotit Diell, perhapur ne te gjithe Perandorine Romake, tashme ne perendim e siper dhe e copetuar nga konfliktet mes te vjeterve dhe te rinjve. Megjithate, zbulime te tilla nuk privojne Krishtlindjet nga magjia e tyre dhe nuk largojne rendesine dhe peshen historike te lindjes se Jezu Krishtit.
Krishtlindje mbreterish
Kete e dine shume mire sovranet, te cilet kane zgjedhur 25 dhjetorin per ceremonine e kurorezimit duke i dhene asaj nje sfumature mesianike. E kush nuk kujton Krishtlindjet e vitit 800, date ne te cilen Karli i Madh (Carlo Magno) u shpall perandor i shenjte romak? Ne fund te fundit edhe ai shenoi nje lindje, apo me sakte nje rilindje: ate kulturore te Evropes Perendimore. Me 25 dhjetor 1066, ne Londer u kurorezua mbreti i Anglise, normani Uilliam Pushtuesi (Uilliam the Conqueror). Ne menyre indirekte na beri nje dhurate te bukur per Krishtlindje: ne saje te tij, fjalori anglez ka me shume se 50 per qind te termave neolatine. Pa pushtimin norman, te studiuarit e anglishtes do te ishte po aq i veshtire sa te studiuarit e gjermanishtes. Por, kurorezimin e ketyre dy sovraneve te medhenj e shoqeron edhe renia e nje diktatori: ajo e Nikolae Causheskut, i denuar me vdekje ne nje proces qe perfundoi me 25 dhjetor 1989.
Te lindurit e medhenj me 25 dhjetor
Ndermjet te lindurve te medhenj me 25 dhjetor eshte Isak Njutoni (1642), nje nga baballaret e shkences moderne, por edhe nje studiues i madh i Bibles, pasi u perpoq te gjente daten e sakte te vdekjes se Jezu Krishtit. Apo Anvar Sadati (1918), Presidenti egjiptian, jo i krishtere, qe kontribuoi per paqen ne bote me marreveshjet e Camp David me Izraelin. Po keshtu, me 25 dhjetor u lind edhe Hamfri Bogart (Humphrey Bogart), aktori i pavdekshem i filmit