Arroganca e ICO`së

Takimi i drejtorit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxhës dhe dy zyrtarëve të ICO-së, Andrea Cappucello dhe Ilir Salihu, ka shkuar hallakamë. Me plot debat dhe ton të lartë është përshkuar takimi. Në saje të kësaj harmonie të këtyre zyrtarëve, drejtori Haxha ka marrë gjërat e veta dhe ka dalë nga takimi.
Burime të gazetës Express tregojnë se ai nuk ka pasur durim të qëndrojë më në takim, pas një interviste policore që kanë filluar të zhvillojnë zyrtarët e ICO-së ndaj tij.
Me gjithë vullnetin e mirë të drejtorit Haxha për ti informuar këta dy punonjës të ICO-së, takimi ka përfunduar pa asnjë sukses dhe drejtori për shkak të sjelljes arrogante të tyre është dashur ta lëshojë takimin, thuhet në përgjigjen e Departamentit për Komunikim në PTK.
Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Haxha, sipas drejtuesve të këtij departamenti, ka tentuar disa herë të takohet me shefin e ICO-së, Pieter Feith, por që deri më tash kanë dështuar të gjitha përpjekjet. PTK-ja dyshon se këto përpjekje janë bllokuar nga disa individë brenda kësaj strukture, të cilët më herët kanë qenë të ndërlidhur me PTK-në. Me këtë, ata kanë aluduar në ish-kryetarin e Bordit të PTK-së Ilir Salihun.
Po këta njerëz, përveçse kanë bllokuar takimet, po ashtu kanë dezinformuar shefin e ICO-së me raporte të pabazuara për zhvillimet në PTK dhe kanë përhapur dezinformata se PTK-së i është ulur vlera, që nuk është e vërtetë, thonë zyrtarë të PTK-së.
Pas shumë përpjekjeve, thonë ata, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, të hënën ka realizuar një takim me dy këshilltarë të Feithit, Ilir Salihun dhe Andrea Cappusselon, të cilët më herët kanë punuar në AKM.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...