Ku është kufiri?

Viktima e parë e identifikuar në tragjedinë e lumit Tisa, Elvira Jaha, 23 vjeçe, është varrosur të mërkurën rreth orës 15 në varrezat e kryeqytetit në lagjen e Dragodanit. Kufoma e viktimës është sjellë nga Serbia për Kosovë nga i ati i saj, Vesel Jaha.
Pas mbërritjes së tij në vend, Jaha ka deklaruar se nga vizita e bërë në Suboticë, përveç trupit të bijës së tij, ka parë edhe shumë kufoma të tjera.
Ai po ashtu thotë se në Suboticë nuk është shoqëruar nga asnjë zyrtar dhe se nuk ka takuar asnjë zyrtar të Policisë së Kosovës ose EULEX-it.
Në Suboticë nuk kam takuar askënd, as nga zyrtarët e Serbisë, e as nga zyrtarët nga Kosova ose EULEX-i. Nuk kam qenë i shoqëruar nga askush, thotë babai i viktimës.
Ndërkohë, mediat serbe të mërkurën kanë deklaruar se tashmë ka arritur në pesë numri i viktimave të mbytura në lumin Tisa, ndërkaq 11 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.
Sipas këtyre mediave, në pjesën e Serbisë janë gjetur edhe dy të vdekur, një vajzë rreth 10 vjeçe, një mashkull rreth 30 vjeç. Deri më tani, nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.
Në mesin e personave të zhdukur në lumin Tisa, dyshohet të jetë edhe një familje pesëanëtarëshe nga Obiliqi. Zhdukjen e tyre e ka alarmuar kushëriri i të zhdukurve, Fadil Mirena.
Ai dyshon se në natën e 15 tetorit të jetë zhdukur në lumë Rrahim Mirena, 35 vjeç së bashku me gruan e tij, Valbonën 33 vjeçe dhe tri vajzat e tyre, Doruntina 8 vjeçe, Dafina 5 vjeçe dhe Agnesa 2 vjeçe.
Fadil Mirena thotë se për herë të fundit kur kishte biseduar me të, i kishte thënë që e ka planifikuar të shesë shtëpinë e tij dhe të largohet nga Kosova së bashku me familjen e tij. Ai thotë se destinimi i kësaj familjeje ka qenë Franca.
Rrahimi më tha që shtëpinë do me e shitë edhe me i marrë gruan e vajzat e me shkue në Francë. E kundërshtova. I thash që nuk guxon ta shesë shtëpinë dhe as ta marrë familjen e tij e ta çojë jashtë Kosovës, thotë ai.
Mirena tregon se që nga kjo ditë, ai nuk e kishte parë më kushëririn e tij. Më pas ai kishte dëgjuar se shtëpinë e ka shitur.
Rrahimi është largu nga Obiliqi për mos me u taku me mua se u tutë që nuk e la me dalë jashtë. Më duket se ka shku te miqtë e tij. Ka qëndru dy net. Prej aty, në orën 6 të mëngjesit të 13 tetorit, ai është largu me një veturë në drejtim të Suboticës. Pasi që ka mbërri në Suboticë, ka lajmëru te miqtë e tij nga një numër telefoni me prefiksin 063, thotë ai.
Bëhet e ditur se personi i fundit me të cilin kishte kontaktuar kishte qenë vjehrra e Rrahimit. Ai i kishte thënë asaj se janë në Suboticë, mirëpo nuk i kishte shpjeguar më tej se si do të vazhdojë rrugën e tij drejt Francës.
Arsyeja që kishte shtyrë 35-vjeçarin Rrahim Mirena që të udhëtojë ilegalisht së bashku me gruan e tij dhe tri vajzat e vogla, sipas të afërmve të tij, ka qenë skamja në të cilin kishte jetuar kjo familje.
E ka shty skamja me dalë jashtë. Qe dhjetë vjet ai është i papunë. Ka jetu me 60 euro të ndihmës sociale, sepse nuk ka pasur të ardhura të tjera. Aktiviteti i vetëm i tij ka qenë në Shoqatën e të burgosurve politikë, pasi që gjatë luftës ka qenë i burgosur në burgun e Dubravës dhe nëpër burgje të tjera të Serbisë, rrëfen Fadil Mirena.
Ai tregon se para pak ditësh kishte kontaktuar përmes telefonit me Kadri Ramën, babanë e të mbijetuarit Blerim Rama, i cili gjendet në Gjermani.
Ai pohon se nga biseda telefonike që kishte pasur, Kadriu i kishte treguar se djali i tij, Blerimi i kishte rrëfyer për rastin se si kishte ndodhur. Bëhet e ditur se Blerimi i kishte thënë babait të tij se gjatë këtij udhëtimi kishte takuar një familje nga Obiliqi dhe dy të tjera nga Vushtrria.
Blerimi ka treguar që ka qenë një familje nga Obiliqi dhe nga të gjitha të dhënat që kam, më bëjnë të besoj se edhe të afërmit e mi kanë qenë në atë barkë, thotë Fadil Mirena.
Ndërkaq, zyrtarët policorë dhe prokurori të cilët ditë më parë kanë udhëtuar në Hungari për të marrë informata më për së afërmi në lidhje me tragjedinë e ndodhur në lumin Tisa, tashmë janë kthyer në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se pas kthimit, këta zyrtarë kanë pohuar se kanë përmbushur qëllimin e udhëtimit të tyre.
Gjatë kësaj vizite ata kanë arritur shkëmbimin e informatave me zyrtarët në Hungari dhe në kuadër të kësaj ata janë kthyer. Ata kanë bërë kërkesë për identifikimin e trupave si dhe kanë marrë informata për hetime, thotë Kelani.
Mirëpo, ai nuk saktëson ndonjë detaj të kësaj vizite. Prokurori është ai që vendos se çka duhet të bëhet publike e çka jo, thotë Kelani.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar ende numrin e viktimave të mbytura në lumin Tisa.
Ne ende nuk mund ta bëjmë të ditur një numër të saktë apo të konfirmojmë diçka, meqë nuk kemi dokumentacion zyrtar përfundimtar të autoriteteve përkatëse të Hungarisë apo të autoriteteve të Serbisë, thotë Kelani.
Kjo është java e tretë e Tragjedisë. Partitë politike, në fushatën zgjedhore, improvizojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend. Sa viktima duhet të konfirmohen, që liderët ta marrin këtë tragjedi më seriozisht sesa orgjinë zgjedhore?
Me tre zyrtarë që nisën para disa ditësh në Hungari, Republika e Kosovës shleu obligimin ndaj 19 qytetarve të saj të cilët ende nuk dihet se ku përfunduan.
Në kampet e refugjatve apo në fundin e lumit Tisa.