E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj në forumin e CEFTA-s

Mundësitë për eliminimin e barrierave tregtare me të cilat ballafaqohet biznesi i Kosovës në raport me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinës, janë diskutuar në forumin Java CEFTA-s 2009, në Podgoricë, ku po merr pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj.

Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësuesit e odave ekonomike të republikave të ish-Jugosllavisë me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve nënshkruese të marrëveshjes CEFTA.

OEK-u në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, ka përpiluar listën e barrierave dhe të problemeve me të cilat janë duke u ballafaquar me vendet anëtare të CEFTA-s.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›