E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arroganca urbane

Nese ka dicka ne Prishtine qe te befason dhe eshte ne kontrast te plote me pamjen e jashtme te qytetit, ato jane lokalet, kafenete dhe restorantet. Te dekoruara thjesht, por me shije, me nje atmosfere te ngrohte dhe sherbim te persosur, ato perbejne nje nga pjeset me te rendesishme dhe me te mira te jetes se kryeqytetit. Jo vetem per banoret e perhershem, por edhe per mijera te huaj qe prej vitesh vijne e shkojne ne Kosove. Ato jane pjese e kultures se nje qyteti. Jane pjese e nje rituali te perditshem, ku njeriu ka nevoje te gjeje pak prehje, pak argetim, te shijoje ushqimet e mira e te fresketa. Te lexoje gazetat cdo mengjes, te bisedoje me dike pa u shqetesuar nga muzika e larte, ose edhe te degjoje muzike te larte pa u shqetesuar nga dikush. Lokalet ne Prishtine i ofrojne ende keto mundesi.

Them ende, sepse muajt e fundit kam nje perceptim se dicka ka ndryshuar per keq. Madje, me ngjan me nje déjà vu. Vetem ne pak muaj, kam qene deshmitar ne disa incidente qe kane ndodhur ne lokalet me te njohura te Prishtines. Ne dy raste, ato jane shoqeruar edhe me te shtena armesh. Ne te tjerat, me rrahje te kameriereve, kercenim te klienteve dhe thyerje te dyerve. Mjaftojne per te konstatuar se kjo pjese e bukur e jetes ne Prishtine, ndihet e kercenuar.

Permenda me siper termin déjà vu, sepse, pak a shume, e njejta gje pat ndodhur vite me pare edhe ne Tirane. Menjehere pas ’90-es, disa private, me tradite te dikurshme familjare, por te nderprere gjate periudhes se komunizmit, hapen kafenete e restorantet e para, te thjeshta, por me atmosferen e duhur qe te ben te ndihesh mire. Kjo periudhe zgjati fare pak. Etja e shfrenuar per fitim, dyndja e madhe ne nje kohe te shkurter e dhjetera mijera njerezve drejt Tiranes, si dhe futja ne biznesin e sherbimeve e cdokujt qe kishte bere nje dore para, e shkaterruan nje pjese te bukur te jetes se Tiranes, pa lindur ende. Te joshur nga fitimi, shume pronare i komercializuan lokalet e tyre: muzike tallava qe terheq si me magnet tipat me shume para dhe me zinxhire ari ne qafe, e qe largon si murtaja klientelen e vjeter. Stili i dekorimit filloi te behej gjithnje e me kic dhe e vetmja gje qe kishte vlere ishte konsumi i shtuar i pijeve. Nje pjese e atyre qe u kthyen nga perendimi, ndonese pa asnje eksperience ne kete lloj biznesi, te hollat e mbledhura i investuan ne restorante e pub-e luksoze, por me nje sherbim katastrofik dhe atmosfere te renduar. Keto lokale mund te terhiqnin ose pasaniket e rinj e te perkohshem, ose ata qe ne i quajme “te forte” ose kliente te rastesishem. Nuk ishte fare cudi, qe shpeshhere, ato shnderroheshin ne arena sherresh, grushtesh dhe pistoletash. Sot, nuk jane te shumta lokalet qe i rezistuan kaosit te para disa viteve dhe me gjithe perpjekjet per ta ringritur kete pjese te jetes ne Tirane, demi i shkaktuar ka lene gjurme te forta.

Fenomeni ne fjale, duket se po kerkon te perseritet edhe ne Prishtine. Shume lokale kane filluar t’u pershtaten shijeve te klienteve qe kane para dhe te prishin traditen e dikurshme, duke harruar rregullin e arte se me mire pak dhe perhere sesa shume dhe nje here. Individe te ardhur nga jashte, me para te fituara nga kush e di cfare lloj biznesi, kane investuar ne lokale te medha, gati keshtjella, ku mbizoteron luksi agresiv dhe WC-te me sensore, por ku mungon krejtesisht filozofia e sherbimit. Nderkohe, disa lokale te tjera me tradite ne qytet, po japin shenjat e para te deformimit per shkak te konkurrences. Nese kjo tendence behet mbizoteruese, atehere krismat dhe sherret ne tavolina do te shtohen. Djemte qe zbresin ne Prishtine me makina te medha, do te thyejne me shume dyer lokalesh kur t’i gjejne mbyllur. Vajzat do te ndihen gjithnje e me te shqetesuara nese dalin vetem. Lokalet me te njohura te Prishtines do te popullohen nga tufa me burra te pire qe kercejne me njeri- tjetrin. Dhe ajo pjese e jetes se kryeqytetit, qe me se shumti na pelqen, do te shuhet pak nga pak.

Ne Prishtine, ndryshe nga Tirana, nje fenomen i tille ka shume me teper shanse te shmanget. Mbi te gjitha, sepse pronaret ketu kane pervojen dhe kulturen e gjate te sherbimit, qe ne Shqiperi ishte zhdukur nga komunizmi bashke me pronen private. Po ashtu, eksperienca e fituar nga kosovaret ne Perendim eshte shume me e gjate dhe me e plote sesa e te rinjve nga Shqiperia qe per here te pare dolen nga izolimi ne vitin 1991. Megjithate, keto nuk mjaftojne, duhet edhe dicka tjeter. Duhet qe deformimi, i cili ka dhene shenjat e para te mos tolerohet, te mos trajtohet si nje fenomen i kohes, si dicka qe do te ndodhe gjithsesi, por t’i behet rezistence. Ne te kundert, ashtu sic eshte demtuar se jashtmi nga arroganca urbane, Prishtina rrezikon te demtohet edhe se brendshmi.

Kafeja e mengjesit ose birra e mbremjes, jane nje ritual qe askush nuk ka te drejte te na e prishe. Lokalet nuk u perkasin vetem pronareve te tyre, ato jane pjese e kultures se qytetit, jane pjese e rendesishme jetes se njeriut qe duhet mbrojtur nga cdo dhunim i mundshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›