E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkelqejne kosovaret ne skenen e “Akademise se Yjeve”

Nata e peste e spektaklit “Akademia e yjeve” eshte karakterizuar nga gjalleria, cilesia e interpretimit dhe debati profesional. Entuziazmi ka qene shume i madh duke sjelle mes spektatoreve nxenes nga gjimnazet e njohura te Tiranes, vecanerisht nga gjimnazet “Faik Konica” dhe “Eqerem Cabej”, si dhe miq te shumte nga Maqedonia dhe Kosova. Menjehere pas fjales pershendetese te drejtueses Zana Cela, u shfaqen per spektatoret dhe te pranishmit, rezultatet e top listes se konkurrenteve te Akademise me te famshme ne Shqiperi. Top liste, qe dhe kete here ka surprizuar te pranishmit. Ne krye qendronte Fiorela e pasuar nga Artesi, Stefani dhe Adela, nderkohe qe Elda, Elhajda dhe Luiza ishin klasifikuar ne fund.

E hapen naten e peste te spektaklit duetet Ardita-Nita dhe Xhusi-Ardjana, qe ne fakt jane zgjedhur per te pasur nje gjeografi te zerave me te bukur shqiptare te te gjitha trevave, duke pasqyruar keshtu dhe popullaritetin qe ka kjo Akademi ne te gjitha zonat ku gjallon shqipja. Ne kete menyre eshte pasqyruar edhe fuqia e televizionit Klan, ku ky emision transmetohet prej kater vitesh me sukses dhe me shume audience. Dy konkurrentet e para kane percjelle ne menyre profesionale kengen “Novembre” te Xhuzi Ferreros, nje kenge qe flet per ndryshimin dhe qe Ardita ia kushton grave shqiptare, te cilat jane te ndrydhura ne shume aspekte. Me pas skenen e pushton kenga “I am your supergirl” e kenduar nga Xhusi dhe Ardjana. Xhusi, krahas interpretimit kerceu ne skene duke iu pershtatur dhe videos qe shfaqej ne monitor. Elhajda ne komentin e saj nga katershja e konkurrenteve te kenges perzgjodhi interpretimin e Nites, nderkohe qe Fiorela i terhoqi vemendjen Xhuzit qe hyri para kohe ne kenge. Kompozitorja e njohur Diana Ziu, opinioniste e spektaklit, do te shprehej se per pak caste i eshte dukur sikur ne skene ishin ngjitur dy manekine edhe pse vokali i kengetareve ishte shume i mire. Nderkohe, sipas saj, dyshja e dyte i ka ngjare me shume me nje loje, se sa me interpretim. Kete mendim e kundershtoi profesor Kristi, sipas mendimit te se cilit veprimet urbane qe vajzat perdoren ne performancen e tyre, i shkonin shume kenges se Kristina Aguilieres. Ardjana, profesor Kristit i eshte dukur mire dhe sipas tij ka bere perparime, nderkohe qe interpretimin e Xhusit e konsideroi te zhdervjellet. Nje vleresim kryekeput ndryshe ka profesor Sokol Marsi i cili ne komentin e tij shprehet se i vjen mire qe Ardjanen e perkrahin miqte e saj qe kane ardhur enkas per te nga Maqedonia, por sipas tij ajo duhet te justifikoje me interpretim dhe perkushtim voten dhe perkrahjen e miqve te saj. Xhusi sipas tij kishte me shume avantazhe ndaj Ardjanes, vecanerisht ne intonacion. Situaten kritike e zbuti opinionistja e njohur Mimoza Ahmeti, e cila u shpreh se te gjitha vajzat interpretuan mrekullisht mire, duke qene se eshte nje transmetim live dhe emocionet bejne punen e tyre. Ne fjalen e saj ajo vuri ne dukje nje nga sfidat me te medha te ketij talentshow dhe te perkushtimit te jashtezakonshem te producentes Zana Cela dhe zotit Aleksander Frangaj, por dhe stafit profesional qe i gjithe spektakli te realizohet live. Nje nga sfidat me te medha ne kohen e sotme, kur pjesa me e madhe e edicioneve muzikore realizohen me superpozim.

Spektakli vazhdoi me sfiden e baletit qe perseri vuri perballe njeri-tjetrit nje kuartet. Jurgeni, Gjoanina, Luiza dhe Silvestri, interpretuan nje pjese ne hip-hop. Interpretim qe profesor Tani qe eshte dhe pedagogu i konkurrenteve te Akademise, do e cilesonte pergjithesisht te arritur, edhe pse sipas mendimit te tij, Silvestri ka kercyer me mire se Jurgeni. Nderkohe qe dhe Gjoanina ishte me mire se Luiza. Mendime qe nuk ndahen nga profesor Gerti, i cili mendon kryekeput ndryshe, duke favorizuar me shume interpretimin e Luizes ne raport me Gjoaninen. Sipas balerinit Gerti Vaso, Silvestri ishte i ftohte me partneren, nderkohe qe Jurgeni ishte me mire ne kete drejtim.

Patriku kendon shqip, Labinoti ne anglisht

Ka vazhduar spektakli me sfiden nje plus nje, qe ka sjelle ne skene Patrikun me Labinotin. Nje nderthurje interpretimi mes kenges amerikane “Human” dhe “Nuk di te fal”. Nje duet shume i kendshem i kenduar me shume profesionalizem. Interpretim qe sipas nje prej konkurrenteve me te talentuara, Desjanes ishte dinjitoz dhe i percolli shume emocion. Per Moza Ahmetin ky duet nuk ka qene nje duel, por nje mesim i madh i Akademise se Yjeve. Sepse ajo eshte gezuar shume qe Patriku ka kenduar aq bukur ne shqip, nderkohe qe Labinoti ka kenduar shkelqyeshem ne anglisht. Nje shkembim kulturor, ndaj dhe vota e saj, sipas tradites shqiptare te mikpritjes do i kaloje Patrikut. Pirro Cako do te shprehetjse i ka pelqyer interpretimi i te dy konkurrenteve, edhe pse atij vete i ka pelqyer Labinoti. “Me pelqejne kengetaret kur mbyllin syte, sepse duket se kane nje bote te brendshme te pasur”, thekson ai duke komplimentuar terthorazi kengetarin kosovar.

“Patriku me pak ze e nxori kengen shume bukur, nderkohe qe Labinoti eshte i talentuar dhe ka ze te mrekullueshem”, theksoi ne komentin e saj profesoresha Diana Ziu, duke shkaktuar dhe reagimin te drejtueses Zana Cela, e cila vuri re se per here te pare kompozitorja lavderoi nje konkurrent ne 5 netet e shfaqjeve te Akademise ne televizionin “Klan”. Mendim qe do e kundershtoje profesor Kristi, i cili deklaroi se Patriku nuk ka ze te vogel, nderkohe qe profesor Sokoli do te shprehej se per mendimin e tij sfida ishte e barabarte.

Skena pushtohet nga nje tango

Skenen e disko Klavin e ka pushtuar me pas muzika e nje tangoje. Kercimtaret me te talentuar shqiptare, Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, qe jane dhe profesoret e Akademise do te performojne vallezimin e njohur argjentinas. Do te pasojne me interpretimin e tyre Jurgeni, Adela, Silvestri dhe Elda. Interpretim qe profesor Gertin e shtyu te komplimentoje Silvestrin, nderkohe qe per te Jurgeni nuk pati siguri. Adela i ka pelqyer shume profesorit, nderkohe Eldes “i duhet shume shume pune, edhe pse u mundua te jepte maksimumin”, per mendimin e tij nuk dha gje ne skene. Edhe Enada vecoi Adelen, nderkohe qe Elda sipas saj nuk interpretoi sic donin profesoret.

Pak minuta me vone jane dhene votat e teleshikuesve, duke favorizuar si fitues per sfidat Niten, Xhusin, Jurgernin, Gjoaninen, Labinotin, Adelen dhe Silvestrin. Vota qe kane favorizuar skuadren blu, e cila kandidon konkurrentin per t’u larguar. Fillimisht nominohet Patriku i cili shpeton vale vendit te mire ne klasifikim, me pas Ardjana, e cila dhe pse ka vendin e 15-te shpeton prej pedagogeve. Radha i bie Luizes, e cila krahas vendit te fundit ne klasifikim, nuk ka marre as mbeshtetjen e pedagogeve. Nje largim surprize ne fakt per balerinen, e cila nen emocionet e saj tronditese, u shpreh se ndjehet e merzitur qe largohet nga Akademia, por eshte shume e lumtur qe ka pasur fatin te kete nje eksperience te tille ne jete. Ne fakt, qe nga radha e kaluar Luiza mund ta kryeje te plote kualifikimin ne “Akademine e Yjeve”, fale ndryshimit te rregullores se Akademise, e cila i krijon mundesine konkurrenteve qe dhe pse largohen nga votat e teleshikuesve, te mund te behen pjese e ketij spektakli deri ne fund.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›