E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Inflacioni do te jete i ulet

Ritmet e rritjes se cmimeve ne nje periudhe afatmesme do te jene te uleta. Parashikimet i ka bere Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise ne mbledhjen e fundit, sipas te cilave kriza globale ka ndikuar ne uljen e cmimeve te lendeve te para, te cilat ne teresi kane cuar frenim te rritjes se cmimeve. Sipas Bankes se Shqiperise, aktiviteti ekonomik ne vend u zhvillua ne kushtet e nje ecurie te qendrueshme te cmimeve te konsumit. Ndryshimi vjetor i indeksit te cmimeve te konsumit edhe ne tremujorin e pare te vitit 2009, vazhdoi te ruaje te njejtin model kontributdhenes. Sipas Bankes se Shqiperise, renia e inflacionit per kete periudhe u shkaktua kryesisht nga renia e cmimeve te lendeve te para ne bote. Por renia e ndjeshme dhe e shpejte e inflacionit, vecanerisht ne tremujorin e katert te vitit te kaluar dhe ne tremujorin e pare te vitit 2009, ngadalesimi i ritmeve te rritjes se kredise per ekonomine, pritjet pesimiste te bizneseve dhe konsumatoreve per zhvillimet e ardhshme ne aktivitetin ekonomik dhe ne fushen e cmimeve, sinjalizojne ngadalesim te kerkeses konsumatore lajmeron banka. Sipas statistikave zyrtare, ekonomia shqiptare gjate tremujorit te katert te vitit 2008 ka ruajtur ritmet e tremujoreve paraardhes. Shifra e afarizmit per sektoret e prodhimit dhe te sherbimeve shenoi nje rritje vjetore prej 22 per qind. Sektoret e ndertimit dhe sherbimeve dhane kontributin kryesor ne rritjen e aktivitetit ekonomik. Perkundrejt zhvillimeve te ekonomise se brendshme, ecuria e sektorit te jashtem deshmon per nje renie te shkembimeve tregtare me boten gjate periudhes janar -shkurt 2009. Importet dhe eksportet jane ulur gjate kesaj periudhe, duke u shoqeruar me nje ngushtim prej 4.3 per qind te deficitit tregtar. Pavaresisht ritmit me te larte renes te eksporteve kundrejt importeve, baza e larte e ketyre te fundit ka ndikuar ne ngushtimin e deficitit tregtar.

Buxheti i shtetit, shenoi stabilitet per tremujorin

Pavaresisht paralajmerimeve se kriza do te ndikoje ne treguesit e buxhetit te shtetit, te pakten per tre muajt e pare te vitit, situata ne kete drejtim eshte nen kontroll. Sipas Bankes se Shqiperise, zhvillimet fiskale gjate periudhes janar-mars, kane qene pergjithesisht brenda kuadrit buxhetor per vitin 2009. “Politika fiskale eshte karakterizuar nga rritja e shpejte e shpenzimeve kapitale dhe nga nivele te kontrolluara te deficitit buxhetor”, thuhet ne vleresimin me te fundit te Bankes se Shqiperise, per ecurine ekonomike te vendit. Gjate tremujorit te pare, ky deficit eshte financuar kryesisht nga te ardhurat e privatizimit. Por nga ana tjeter BSH ve ne dukje se, shtrengimi i kushteve te likuiditetit ne sistemin bankar eshte reflektuar ne hezitimin e bankave per financimin e nevojave te qeverise per fonde dhe rritjen e kostos te ketij financimi. Ne kushtet e rreziqeve te mundshme fiskale ne horizontin afatshkurter, shtrengimi i kushteve te financimit krijon veshtiresi ne financimin e deficitit buxhetor te planifikuar. Per kete qellim, Banka e Shqiperise i kujton edhe njehere qeverise, se gjykon si te domosdoshem rishikimin e shpenzimeve te planifikuara, duke bere korrigjimet e duhura sipas prioriteteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›