E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal-Birmingham, finalja e Carling Cup

Birminghami ka siguruar kualifikimin në finalen e Carling Cup, pas fitores së arritur ndaj West Hamit me rezultat 3-1 pas vazhdimeve në ndeshjen kthyese.

Birminghami në pjesën e parë u gjend në dizavantazh, pas golit të shënuar nga Carlton Cole (32’).

Mirëpo në pjesën e dytë vendasit u rikthyen në lojë, duke shënuar së pari me anë të Lee Bowyer (59’) e më pas edhe me anë të Roger Johnson (79’) për 2-1 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në kohën shtesë më të saktë u treguan përsëri vendasit, të cilët me anë të Craig Gardner siguruan kualifikimin.

Në finale të Carling Cup, Birminghami takohet me Arsenalin, një kundërshtar tejet i vështirë ky të bardhët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›