E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi me penalti në gjysmëfinale

Interit iu nevojiten penaltitë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia, pasi ndeshja ndaj Napolit për 120 minuta, e zhvilluar në San Paolo, mbeti pa gola.

Sfida e zhvilluar në San Paolo ishte jashtëzakonisht e shpejtë në fillim, por pa gola dhe raste shënimi. Gola nuk pati as në pjesën e dytë, ku më dominues u treguan zikaltërit, pavarësisht tentimeve të napolitanëve.

Vlen të përmendet anulimi i golit të Napolit në pjesën e parë për shkak të pozicionit jashtë loje, e gjithashtu  paraqitja fenomenale e transferimit të ri Andra Ranocchia që shkëlqeu.

Për të përcaktuar ndeshjen u nevojiten shtesat, ndërsa as në shtesa nuk pati gola. Zgjidhja e fundit për epilogun e takimit ishin penaltitë, ku fitues dolën zikaltërit me rezultat 5-4, kjo falë precizitetit të lartë dhe dështimit të Ezequiel Lavezzit, që goditi keq lart mbi portë.

Me këtë fitore Interi në gjysmëfinalen e Coppa Italia do të ketë punë me fituesin e takimit të së enjtës, Juventus – Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›