Kakuta huazohet në Fulham

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 13:27
Mesfushori i ri i Chelseas, Gaël Kakuta, e ka nënshkruar të martën mbrëma kontratën e cila do ta lidhë me Fulhamin deri në fund të sezonit.
19-vjeçari është inkuadruar rrallë në lojë këtë sezon nga trajneri Carlo Ancelotti, kështu që ai e zgjodhi Fulhamin, ku do të ketë më shumë hapësirë, në prag të Kampionatit botëror U20, i cili do të mbahet në Kolumbi, gjatë verës.