E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal e Man United, “mashtrojnë” për shikues

Manchester United e Arsenal janë dy skuadrat që nuk po tregojnë saktë numrin e shikuesve në stadiumet e tyre. Manchester United po akuzohet se nuk e ka treguar saktë numrin e tifozëve në stadium në ndeshjen ndaj Cluj.

Në ndeshjen ndaj Cluj, United në njoftim zyrtar konfirmoj se në stadium ishin 71 mijë shikues, ndërsa mediat fokusuan disa vende të zbrazëta në stadium duke mohuar këtë statistikë.

Tashmë ka material edhe për akuzën ndaj Arsenalit. Në ndeshjen ndaj WBA-së, Arsenal në komunikatë zyrtare konfirmoj se në stadium kanë qenë 60 mijë shikues ndërsa mediat vërtetuan se stadium nuk ka qenë i mbushur pasi që në disa zona kishte karriga te zbrazëta.

Dy skuadrat arsyetohen se kanë japur këto statistika në bazë të numrit të biletave të shitura./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›