Finalja me gjak, Moura lë Brazilin me gol

Finalja e Kupës së Amerikës së Jugut mes Sao Paolos dhe Tigres la hije të keqe në futbollin latin.
Finalja u zhvillua vetëm 45 minuta në të cilën pjesë Sao Paolo ishte në avantazh 2 me 0 me golat e Lucas Mouras dhe Osvaldos. Por në pjesën e dytë Tigre nuk doli në fushë pasi që është ankuar se skuadra ka qenë e kërcënuar nga sigurimi në stadium.
”Hyrën në zhveshtore me revole. Na goditnin me shkopinjë. Ishim të kërcënuar nga të gjitha anët. Kemi fakte se jemi rrahur. Ja shenjat e gjakut në zhveshtore. Ja fytyra ime që ka shenja me gjak” deklaroi me fakte trajneri i Tigres.
Sao Paolo u shpall kampion pasi që Tigre nuk doli në fushë në pjesën e dytë ndërsa Lucas Moura e përfundoj aventurën të Sao Paolo para se ti bashkohet PSG-së.