E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal kërkon Freyn

Sipas tabloidit anglez The Sun, Arsenal është duke përgatitur ofertë për portierin e Fiorentinës, Sebastian Frey.

Topxhinjtë kanë probleme në portë, pas pasigurisë së Manuel Almunias dhe Lukasz Fabianskit, dhe thuhet se do të sjellin një përforcim për sezonin e ardhshëm.

Për transferimin e Freyt nga Fiorentina, Arsenal duhet të ofrojë së paku 15 milionë euro. Me paraqitjet e tij të mira në Firencë, Frey konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›