Itali, Kasano lë Afrika e Jugut 2010 për dasmën
Sulmuesi i ekipit të Sampdorias, Antonio Kasano, nuk do të jetë pjesë e kombëtares italiane të futbollit në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
Pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e kombëtares, Marcelo Lipi, Kasano ka caktuar ditën e dasmës në muajin qershor, kohë që përkon me kampionatin botëror.
Kasano, një nga lojtarët më të mirë italianë, ka hedhur poshtë çdo mundësi për të shtyrë ditën e dasmës.