E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona kërkon talentin kosovar

Barcelona është duke e kërkuar mesfushorin kosovar, 15 vjeçarin Kamer Qaka, i cili vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Norvegji.

Për shërbimet e tij janë të interesuara edhe skuadrat e tjera evropiane, ka shkruar gazeta "Dagbladet". Këtë e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit.

"Menaxherët e Barcelonës çdo ditë më thërrasin për të më pyetur që të dërgoj djalin në këtë klub. Ata përcjellin çdo ndeshje ku luan Kameri. Përveç Barçës janë duke u interesuar edhe Hamburgu e Werder Bremen në Gjermani, Blackburn Rovers në Angli, Brondby në Danimarkë dhe klubet më të forta norvegjeze. Në Blackburn e Brondby ka stërvitur më herët, ndërsa drejtuesit e këtyre dy klubeve menjëherë kanë bërë ofertë", ka thënë Adem Qaka për gazetën norvegjeze, transmeton Evropa e Lirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›