Arsenal mund Barcelonen Venger Fitorja na ben optimiste

Trajneri i Arsenalit Arsen Venger është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, e cila mundi 2-1 Barcelonën. Gjithsesi, tekniku francez kërkon të mbajë më këmbë në tokë formacionin londinez. Sipas tij kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Camp Nou” dhe Barcelona vazhdon të jetë favorite.
"Luajtëm kundër skuadrës më të mirë në botë dhe sipas mendimit tim e menaxhuam në mënyrë të shkëlqyer lojën dhe fituam ndeshjen. Gjithsesi nuk jemi favoritë, por tani besojmë më shumë të suksesi. Barcelona është favorite, por pas kësaj fitoreje ne jemi të vetëdijshëm se mund të fitojmë”, ka thënë Arsen Venger. Humbja në stadiumin “Emirates” duket se ka shqetësuar trajnerin e Barcelonës Pep Guardiola, të bindur se skuadra e tij do të kualifikohet në ndeshjen e kthimit që do të luajë në shtëpi.
"Tani duhet të fitojmë sfidën tjetër. Në Evropë është e rëndësishme të shënosh dhe ne e bëmë këtë. Mendoj se ky gol është shpëtimi ynë. Pres një tjetër ndeshje të madhe, pasi në do të luajmë në sulm, ashtu sic mendoj që do të bëjë dhe Arsenali”, ka përfunduar Guardiola, skuadra e të cilit shpërdoroi shumë raste shënimi që mund të kishin ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje.
Nertan Prifti