Apeli liron dy kercenuesit e Edi Rames

Gjykata e Apelit liron ne sallen e gjyqit, Luan dhe Fatos Ramin, te dyshuar se po pergatisnin atentat ndaj kreut te opozites Edi Rama. Ne vendimin e saj, gjykata argumentoi se shfuqizoi vendimin e dhene nga Gjykata e Tiranës, ne shkelje te hapur me ligjin, pasi pergjimi parandalues i kryer nga SHISH,ne baze te ligjit shqiptar, nuk konsiderohet si prove ne gjykate. Sipas gjykates, Prokuroria dhe policia kane perdoruar gabimisht dhe ne shkelje te ligjit vendimin e pergjimit per te tre te arrestuarit, njeri prej te cileve Alfred Kicja u la i lire nje dite me pare nga kjo gjykate. Avokati mbrojtes i Luan dhe Fatos Ramit, Alfred Duka, pas dheneies se vendimit e quajti te padrejte arrestimin e klienteve te tij.
"Gjykata e Apelit me vendimin e sotëm dhe të djeshëm nuk vendosi vetëm lirimin e të mbrojturve prej meje, por shfuqizoi tërësisht vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Përgjimet parandaluese kryhen me vendime të vecanta, por ato në kuptimin procedurial nuk kanë asnjë vlerë ligjore. Përmbajtja e mesazhit ka pasur të bëjë me dëmtimin e makinës dhe zhdëmtimin e saj", tha avokati Duka. Alfred Kicaj, Fatos dhe Luan Rami, u arrestuan nga policia me urdher te prokurorise, e cila mbi baze te pergjimeve te SHISH, dyshohet se do te kryenin atentat ndaj Edi Rames.
Denada Shkodrani