Lance Armstrong terhiqet nga ciklizmi

Bota e sportit ka humbur një tjetër emër të madh, pasi Lance Armstrong ka zyrtarizuar tërheqjen e tij nga çiklizmi profesionist pas më shumë se një muaji nga gara e tij e fundit. 39-vjecari amerikan, i cili iu rikthye sportit 2 vjet më parë, u shpreh se mori vendimin për t’u larguar nga çiklizmi, për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe projektet e tij në bamirësi.
"Po bëj të ditur vendimin tim për t’U tërhequr përfundimisht nga çiklizmi profesionist, pasi dua t’i përkushtohem me kohë të plotë familjes dhe fondacionit tim në luftën kundër kancerit, të cilin e krijova përpara se të fitoja për herë të parë Turin e Francës”, ka thënë Armstrong.
Ciklisti amerikan ka hyrë në histori si ciklisti i parë që ka fituar shtatë herë Turin e Francës, madje duke e bërë këtë pasi arriti të mposhte një sëmundje të rëndë si kanceri. Armstrong u largua për katër vjet nga çiklizmi, përpara se të rikthehej në vitin 2009 ku u rendit i treti në Turin e Francës. Gara e fundit e Lance Armstrong ishte ajo në Turin e Australisë, e cila u zhvillua në fillim të këtij viti.
Nertan Prifti