E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal municioni në një shtëpi të braktisur

Delvinë- Policia zbuluar sot një arsenal municioni pranë një banese të braktisur në një fshat të Delvinës.

Sipas burimeve të policisë lokale bëhet e ditur se municionet janë gjetur në fshatin Vergo, zonë që ndodhet rreth 12 kilometra larg qytetit të Delvinës. Gjithçka është bërë e mundur të zbulohet pas disa sinjalizimeve që uniformat blu kishin marrë në rrugë operative nga banorë të zonës.

“Municionet u gjetën pranë një banese të braktisur”- thanë burimet, duke shtuar se nuk dihet se prej sa kohësh kanë qenë të strehuara në këtë vend.

Ekspertët pas mbërritjes në vend kanë numëruar 11 mijë fishekë kallashnikovi, si dhe një arkë me kapsolla. Ndërkohë, gjatë grumbullimit të provave materiale, kanë rezultuar 6 arka metalike me fishekë kallashnikovi, 1 arkë plastike me kapsolla, si dhe një çantë shpine e mbushurme fishekë.

Aktualisht nuk ka detaje dhe të dhëna që tregojnë se kush mund t;i ketë fshehur në këtë vend municionet dhe as prej sa vitesh qëndrojnë aty. Madje nuk dihet as se nga kanë dalë këta fishekë. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›