E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Maqedonia dhe Mali i Zi, të njohin Kosovën

“Presim shumë shpejtë njohjen e shtetit të Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi”. Kështu është shprehur kryeministri, Hashim Thaçi, menjëherë pas kthimit në Prishtinë nga vizita zyrtare në Uashington.

"Me autoritetet e Shkupit dhe Malit të Zi kemi ndërtuar raporte shumë të mira dhe së shpejti presim njohjen e shtetit të Kosovës nga këto dy vende”, theksoi Thaçi.

Ai përmendi edhe raportet e mira me Shqipërinë dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen raporte të mira të ndërtohen edhe me shtetin fqinjë Serbinë.

Delegacioni shtetëror i Kosovës, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington pas kthimit në Prishtinë deklaroi se, pret që të rritet numri i shteteve të cilat do ta njohin Republikën e Kosovës.

Kosovën pas 158 ditë shtetësie e kanë njohur 43 shtete nga 192 anëtare të OKB, 20 prej tyre janë anëtare të BE dhe 21 të NATO-s, 3 nga 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB si dhe 7 shtetet më të zhvilluara në botë dhe është nisur procedura për njohje edhe në shumë vende të botës. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›