I pafat Moyes, lëndohet edhe Van Persie

David Moyes nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij me Manchester United. Dy humbje në ndeshjet e para parapërgatitore nuk janë pritur mirë nga tifozët e kësaj skuadre.
Për më keq, Moyes nuk po ka fat në adaptimin e lojtarëve. Pas lëndimit të Rooneyt, tani Van Persie është lojtari i radhës që ka pësuar lëndim.
Në ndeshjen ndaj Yokohamas, Van Persie pësoi lëndim në ije dhe sipas të gjitha gjasave do ti mungoj skuadrës në ndeshjet e radhës miqësore./Indeksonline/