Flamurtari-Dinamosot luhet beteja perkreun
TIRANE-Luis Manuel Blanko nuk ka kujtime te mira nga Flamurtari. Ne javen e pare te kampionatit Dinamo e tij u mund 1-0 ne Qemal Stafa nga skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ndersa ajo humbje duket se i dha nje shkundje te gjithe ekipit kampion ne fuqi. Sot Flamurtari dhe Dinamo do te perballen ne Vlore ne nje nga ndeshjet me te rendesishme te ketyre javeve ne Superlige. Vendasve u mjafton vetem barazimi per te qene ne krye nderkohe qe dinamovitet kane deklaruar se do te shkojne ne Vlore per tu hakmarre per humbjen ne startin e sezonit. Do te shkojme atje per te fituar sepse duam serish kreun deklaroi trajneri Blanko ne konferencen e djeshme. Java qe lame pas eshte shoqeruar me akuza te forta nga ana e kampit vlonjat per tolerimin e hapur qe blute bene ne Korce te shtunen e kaluar. Nuk me intereson fare se cfare thone vlonjatet ishte pergjigja e prere e trajnerit Blanko per kete ceshtje.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb