E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali dhe Ramsey mposhtin Fenerin

Ekipi i Arsenalit ka shënuar edhe fitoren e dytë ndaj ekipit Fenerbahçe duke siguruar edhe përfundimisht kualifikimin në fazën grupore të Champions League.

The Gunners fituan me rezultatin 2 me 0 me dy golëshin e padyshim lojtarit më të mirë të Arsenalit në këtë ndeshje dhe jo vetëm, i cili jo vetëm që arriti të shënonte në min. 25 dhe 73, por ai ishte më i angazhuari jo vetëm në fazën sulmuese por edhe atë mbrojtëse, duke shkatërruar shumë sulme të turqve. Me gjithsej tre gola në të dy ndeshjet, uellsiani Aaron Ramsey po na tregon se ky do të jetë sezoni i tij dhe se besimin e ëengerit që ka në të, po e arsyeton çdo e më shumë.

Tashmë pas sigurimit të kualifikimit në Champions League, ajo çfarë na mbetet të presim nga Wenger dhe Arsenali, është që ata të mbajnë premtimin e dhën dhe në këto pak ditë të mbetura të afatit kalimtar veror të sigurojnë transfere të denja për ekipin kryesor të Londrës, dhe ta bëjnë këtë ekip që të jetë kompetitiv në të gjitha garat ku ata marrin pjesë.

Rezultatet tjera të natës së sontme janë: Austria Vienna-Dinamo Zagreb 2-3; Basel-Ludogorets 2-0; Legia Warsawa-Steaua Bucuresti 2-2; Paok-Schalke 04 2-3, dhe më tutje vazhdojnë Schalke 04, Basel, Steaua dhe Austria Vienna

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›