US Open, reshjet e shiut pengojnë Federer

Shiu ndaloi 5 herë kampionin e US Open Roger Federer për të nisur aventurën e tij të radhës në Flushing Meadows, kështuqë ndeshja e tij e turit të parë ndaj sllovenit Grega Zemlja, e cila ishte programuar për në orën 3 të mëngjesit do të luhet ditën e martë kur në Evropë të jetë mbrëmje. Ky është turneu i dytë më i suksesshëm për tenistin zviceran që në Neë York 12 muaj më parë u eliminua që në cerekfinale nga Tomas Berdych, megjithatë në krahun tjetër është turneu më pak i suksesshëm për Rafael Nadal, i cili kaloi pa shumë probleme takimin hapës të këtij turneu.
Rafa mundi në 2h 08’ amerikanin Ryan Harrison. Nadal e filloi takimin me break që në game-n e parë, ndërsa në dy të tjerët numri 2 i botës i rrëmbeu edhe 4 herë të tjera shërbimet tenistit vendas duke mbyllur krejt ndeshjen me rezultatin 6-4, 6-2, 6-2. Numri 4 i turneut spanjolli tjetër David Ferrer fitoi po 3-0 ndaj australianit Nick Kyrgios. 31-vjecari nga Alicante e përfundoi takimin me shifrat 7-5, 6-3, 6-2 dhe në raundin e ardhshëm do të masë forcat me bashkëkombasin e tij Roberto Bautista – Agut. Pati fat më të mirë në ndeshjen e tij australiani tjetër Bernard Tomic, i cili pati nevojë për plot 4h për të përmbysur disavantazhin 2-1 me sete ndaj spanjollit Albert Ramos. Tenisti me origjinë kroate e theu dy herë me break në setin final kundërshtarin e tij dhe në turin e dytë do të ndeshet me britanikun Dan Evans. Numri 1 i botës dhe kampionia në fuqi Serena Ëilliams evitoi rreshjet e shiut dhe shkatërroi në vetëm 62’ Francesca Schiavone-n, e cila mezi mori 6 pikë në setin e parë ndërsa të vetmin gëzim në këtë ndeshje veterania italiane e mori në game-n e 11 të sfidës kur ia doli më në fund të mbrojë me sukses shërbimet e veta. Përfundimisht Serena mbylli takimin 6-0, 6-1 dhe në turin tjetër do të vihet përballë tenistes nga Kazakistani Galina Voskoboeva.
Ndeshje të lehtë pati gjithashtu edhe kinezja Li Na, e cila fitoi 6-2, 6-2 ndaj bjelloruses Olga Govortsova, sidoqoftë lajmi i ditës ndoshta ishte rikthimi me sukses pas dëmtimeve të shumta që e kanë persekutuar vërtet 2 herë fituesen në US Open Venus Ëilliams. 33-vjecarja amerikane e cila ka rrëshqitur deri në pozicionin e 60 në renditjen ËTA dominoi belgen Kirsten Flipkens që ndonëse ishte numri 12 i këtij turneu u mund keqas 6-1, 6-2 në vetëm 86