E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali fiton, gjyqtari ua lehtëson

Arsenali ka arritur fitore në udhëtim te Fulham me rezultat 0 me 1. Ka qenë gjyqtari i ndeshjes, Andrey Marriner ai që ka lehtësuar punën për skuadrën e Wenger duke përjashtuar nga ndeshja mesfushorin Steve Sidwell që në minutën e 12.

Pavarësisht faktit se Fulham luajti 80 minuta me një lojtar më pak, Arsenal vuajti për të arritur fitoren.

Ka qenë një gol i shënuar nga Mertesacker në minutën e 43 vendimtar në këtë ndeshje.

Arsenali me këtë fitore rikthehet në pozitën e tretë me 53 pikë, para Chelseat që ka dy pikë dhe dy ndeshje më pak./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›