Arsenali fiton me Leicesterin, City përgjigjet me “poker”

Arsenali mposhti Leicesterin me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 25-të të Premier League. Nisën fuqishëm kryesuesit, të cilët konkretizuan me golin e Trossard në minutën e 26-të, por VAR anulloi gjithçka për një faull në fillim të aksionit. Dhelprat nuk qëndruan mënjanë dhe pesë minuta më vonë përgjigjen me Iheanacho, por në këtë rast është flamuri i asistentit që e zhvlerëson golin. Në pjesën e dytë, megjithatë, goli i Topçinjve vjen me Martinellin, i cili në minutën e 46-të firmos për 1-0 me asistimin e Trossard. Skuadra e Artetës vazhdoi të shtynte dhe nëntë minuta më vonë Saka dyfishoi epërsinë, e cila u pengua nga gracka e pozicionit jashtë loje. Topçinjtë kështu ngrihen në 57 pikë dhe konfirmohen të parët në renditje, ndërsa Leicester mbetet i katërmbëdhjeti me 24 pikë.
Poker i Manchester City, i cili mposhti Bournemouth 4-1 dhe qëndron në vazhdën e Arsenalit. Një fitore nën shenjën e Julián Álvarez dhe Haaland, të rreshtuar së bashku dhe të dy shënuan. Ndeshje njëkahëshe që në fillim në Vitality Stadium, me “Qytetarët” që menaxhojnë zotërimin dhe ritmin e ndeshjes. Alvarez 15’, Haaland 29’ dhe Foden 45’ mbyllën praktikisht sfidën që në pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë vjen dhe autogoli i Mepham 51’, ndërsa goli i flamurit për Bournemouth është shënuar nga Lerma 83’.