Chelsea, shokon Potter: Tifozët po më kërcënojnë me vdekje mua

Moment i vështirë për Chelsean, i cili pavarësisht transferimeve faraonike në janar nuk ka fituar në pesë ndeshje dhe është rikthyer nga dy humbje, në fushën e Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve dhe kundër Southampton në Premier League, ndeshje e zhvilluar në Stamford Bridge.
Dhe për të paguar çmimin e kësaj krize është trajneri Graham Potter, i cili në shtator erdhi me vrap nga pankina e Brighton (ku u zëvendësua nga Roberto De Zerbi) për të marrë atë të ‘Bluve’ në vend të të shkarkuarit Thomas Tuchel. Trajneri 47-vjeçar londinez ishte në fakt shumë në shënjestër të tifozëve, të cilët e kërcënuan atë dhe familjen e tij me vdekje përmes emailit: “Më thanë se duan vdekjen time dhe të fëmijëve të mi” është rrëfimi tronditës i vetë Potterit të raportuar nga ‘Mirror’.