Barcelona pa mbrojtje jashtë La Liga-s, sa shumë kushton largimi

Numrat tregojnë qartë se Barcelona ka dy fytyra. Tjetër është shfaqur gjatë 22 ndeshjeve të këtij sezoni në La Liga dhe krejt tjetër ekip është paraqitur në kompeticionet Europiane, atje ku eleminimi i parakohshëm “minon” edhe merkaton verore.
Mbrojtja – Numrat tregojnë qartë se falë mbrojtjes hermetike Barcelona kryeson bidnshëm La Liga-n ku në 22 takime skuadra e drejtuar nga Xavi ka pësuar vetëm 7 gola. Një rendiment i tillë mungon në Europë, ç’ka ka sjellë edhe largimin e klubit nga të gjitha kompeticionet të kontinetit. Në 16 duelet e fundit të luajtura në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Europës skuadra e Barçës ka pësuar plot 26 gola. Vetëm në dy takime Ter Stegen ka mundur të ruajë portën pa pësuar asnjë gol.
Dëmi ekonomik – Numra këto shqetësues, por jo sa shifra e humbur nga premiot e UEFA-s. Eleminimi nga Liga e Europës i ka kushtuar Barçës plot 14.4 milionë euro. Kjo do të ishte shifra që klubi katalan do të arkëtonte në rast se do të eleminonte United. Kjo shifër do të kompensonte disi 20 milionët e humbur me eleminim në fazën në grupe nga Champions-i. Këto shifra do të ndihmonin mjaft ekonomistët e klubit pasi do të kishin undësi që ti rregjistronin në bilancin e vitit mbi të cilin do të bëhet edhe merkatoja në të ardhmen.