E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, fitorja që siguron vendin e parë në grup

Skuadra e Arsen Vengerit mbylli gjithçka që në 45 minutat e para me anë të Samir Nasri në minutën e 35-të dhe Denilson në minutën e fundit të pjesës së parë. Ish-sulmuesi i Marsejës përfitoi nga gabimi i njërit prej mbrojtësve belgë, duke e kaluar ekipin e tij në epërsi. Kurse Denilson realizoi një supergol nga distanca, duke shtangur portierin mik dhe duke vulosur suksesin e anglezëve.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe renditet i pari në grupin H. Ndërkohë që pas tij vjen Olimpiakosi me shtatë pikë (pas barazimit të djeshëm pa gola në fushën e AZ Alkmarit, kampionët e Greqisë e sigurojnë kalimin e grupit). E vetmja çështje ende e pazgjidhur në këtë grup është ajo e vendit të tretë, që të çon në Ligën e Europës. Gjithçka do të vendoset në Belgjikë midis Standard Liezhit dhe AZ Alkmarit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›