Maqedoni, sekuestrohen 44 kilogramë heroinë
Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tetë shtetasve maqedonas, ndërkohë që në kamion janë gjetur armë dhe municione të ndryshme.
Konfiskimi është pjesë e aksionit "Bosfor", i cili në mënyrë të vazhdueshme zbatohet në bashkëpunim me policinë e Turqisë.
"Gjatë ditës së sotme pas dokumentimit të kallëzimit penal personat e arrestuar do të dalin para gjykatësit hetues që të procedohet vijimi i mëtutjeshëm i procedurës", tha në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Gjatë këtij aksioni dhe katër të tjerave, të cilat janë pjesë e aksionit operativ "Bosfor", janë konfiskuar më shumë se 230 kilogramë heroinë, vlera e të cilave në tregun e zi është mbi tetë milionë e gjysmë euro.
Sipas ministres Jankulloska, bëhet fjalë për humbje të madhe të atyre të cilët e kanë kryer dhe kanë planifikuar transportin.
"Ky është mesazh i qartë se Maqedonia nuk është vend i sigurt transit, nëpër të cilin lehtë mund të kalojë dhe të distribuohet droga. Ata që merren me tregti ilegale duhet të mendojnë për rrugët që do t'i shfrytëzojnë, sepse bëhet fjalë për profesionalizëm të lartë të shërbimit tonë për luftë kundër drogës", shtoi ministrja Jankulloska. /mia/