Mourinjo: S’ka justifikime, ndeshje pa histori
“Barcelona e meritoi fitoren, sepse luajti më mirë, shumë më mirë se ne. Ishte një ndeshje pa histori. Në pjesën e parë ishin shumë më lart se ne. Kurse në të dytën luajtëm disi më mirë. Mungesa e Shnajderit u ndie shumë”, theksoi tekniku portugez.
Më tej ai vlerësoi kundërshtarin dhe sidomos Pedron, autorin e golit të dytë: “Edhe pse nuk kishin në formacion Mesin dhe Ibrahimoviçin, ata kanë një strukturë loje që edhe me lojtarë si Henri apo Pedro (që megjithëse nuk është Mesi, është një lojtar i madh), mund të jenë tepër të rrezikshëm. Mungesat e tyre u ndien më pak se Shnajderi”.
Mourinjo nënvizoi se zikaltrit kanë në dispozicion edhe një ndeshje për të përfunduar të dytët në grup dhe se gjithçka varet vetëm nga ta (ndeshja e fundit do të luhet më 9 dhjetor ndaj Rubin Kazanit në “San Siro”.
“Nëse Barcelona nuk humbet në Kiev, neve na mjafton edhe një barazim. Por ajo që më pëlqen më shumë është se Rubinit nuk i bën punë barazi, prandaj nuk mund të tërihqen dhe të luajnë për rezultatin 0-0. Prandaj, gjithçka do të bëhet më e lehtë për ne. Mendoj se do t’ia dalim”, përfundoi numri një i pankinës zikaltër.