E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali fundos Wiganin 4-0

Topçinjtë kanë shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Wigan Athletic në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Emirates.
Thomas Vermaelen krijoi epërsi të dyfishtë, duke shënuar një gol në pjesën e parë (25') dhe një gol me të filluar pjesa e dytë (49').
Për 'kremin mbi tortë' u përkujdesën Eduardo (59') dhe Cesc Fabregas (90') për të vendosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›