E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillen për në Itali 6 ushtarët e vrarë

Trupat e gjashtë ushtarëve të vrarë italianë gjatë një sulmi nga një autokolone ushtarake në Kabul, u dërguan dje për në vëndlindje. Por para se trupat të ishin në bordin e aeroplanit ushtarak, për 6 ushtarakat e vrarë u krye një ceremoni përkujtimore në aeroportin e Kabulit.
"Është shumë e trishtueshme për të gjithë ne. Ata ishin ushtarë model, si edhe qytetarë për t'u marrë shëmbull. 6 ushtarët u përpoqen me gjithë zemër që të mbrojnë emrin e mirë të vendit të tyre me vlerat që treguan gjatë punës së tyre."- deklaroi zëdhënësi i ushtrisë italiane, kapiten Saverio Cucinotta, pas ceremonisë për 6 ushtarakët e ndjerë italianë.
Pas vrasjes së 6 ushtarëve, opinioni publik italian po kërkon me forcë tërheqjen e trupave italiane që janë me mision ushtarak në Afganistan.
Sipas një sondazhi të kryer në Itali, del se 58 % e italianëve duan që trupat ushtarake italiane ta kryejnë sa më shpejt misionin e tyre, po nga ky sondazh 40% e të intervistuarve pohojnë se ndërhyrja në Afganistan është kthyer në një "operacion lufte".
Ndërsa qeveria konservatore e kryeministrit italian Silvio Berlusconi dhe e qendrës së majtë të opozitës kanë qenë dhe janë mbështetëse të forta të misionit ushtarak në vendin islamik. Në Itali thirrje për tërheqje të plotë të trupave ushtarake nga Afganistani ka pasur nga partitë e majta dhe të djathta ekstreme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›