E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali i afrohet titullit

Arsenali mundi me rezultatin 1-0 Stok Sitin ne ndeshjen rikuperuese te javës se 18-te te Premier Ligës angleze duke rritur presionin ndaj vendit te pare Mançester United me një ndeshje me pak. Për Topçinjtë mjaftoi një gol i mbrojtësit Sebastisen Skiliaci ne minutën e 8-te te takimit, i cili shfrytëzoi mjaft mire një asis te Niklas Bendter duke mundur portierin Begovic. Tashme londinezet kane një pike me pak, duke treguar se janë ata rivalet kryesore te djajve te kuq ne luftën për titullin e këtij sezoni. Por fitorja ne Emriejts duke se u kushtoi shtrenjte te zotëve te shtëpisë, duke humbur dy nga lojtaret me te mire. Kapiteni Cesk Fabregas la fushën e lojës 6 minuta pas golit te francezit Skilaci, pas një problemi muskulor. Ndërkohë qe Teo Uollkot doli me barele ne minutën e 71, pas përplasjes me Uajthed duke pësuar një dëmtim serioz ne kavilje. Një lajm i hidhur për tifozët e Arsenal, te cilët te dielën luajnë finalen e Karling Kup përballë Birmingam ne përpjekje për te fituar trofeun e pare pas 6 vjetësh, ndërsa ne 8 mars udhëtojnë drejt Barcelonës. Ndërkohë për Stok Siti një humbje jo shume e dhimbshme, duke pare se ne renditjen provizore ndodhet ne vendin e 10-te me 33 pike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›