E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza Leyton Orient

Skuadra e kategorisë se trete Lejton Orient i beri një surprize aspak te këndshme Arsenalit, duke i marre barazimin 1-1, një minute nga përfundimi ne takimin e vlefshëm për raundin e peste te Fa Cup. Kupa e Anglisë dhuroi një tjetër rezultat befasues pas eliminimit te Çelsit këtë radhe ne Brisbejn Road ne derbin e Londrës, ku tashme te dy skuadrat do te duhet te zhvillojnë edhe 90 minuta te tjera për te mësuar fituesin Pas një pjese te pare pa gola ishin topçinjtë e Arsen Venger, te cilët kaluan ne avantazh me ane te Rozicki ne minutën e 52 dhe mund ta kishin mbyllur takimin nëse gjuajtja e Arshavin nuk do te përfundonte ne shtylle. Por rezultati qëlloi i pamjaftueshëm për skuadrën qe ne mesjave kishte mundur Barcelonën, pasi insistimi i modesteve te Lejton u finalizua me një supergol te Xhonatan Tehoue. Ndërkohë ne takimet e tjera Mançester City shpartalloi notskauntin 5-0 ndërsa Bolton mundi ne Craven Kotixh 1-0 vendasit e Fulam. Presidenti i klubit te kategorisë se trete Lejton Orient u kishte premtuar futbollisteve te tij se nëse do te shmangnin humbjen përballë Arsenal atëherë si shpërblim do te kishin një udhëtim ne Las Vegas. Berry Hern u shfaq i qeshur dhe përsëriti edhe një here shpërblimin për lojtaret këtë radhe, duke kënduar refrenin e këngës se famshme te Elvis Preslit ?Viva Las Vegas?. Me golin e barazimit nga Tehoe Lejton Orient i ka fituar edhe 800 mije sterlina vetëm për përsëritjen e kësaj sfide, çka është një shume e rëndësishme për skuadrat e niveleve me te ulëta.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›