Man Utd do të ketë probleme pa Fergusonin

Legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona frikësohet për klubin pasi të pensionohet menaxheri Sir Alex Ferguson. Ish ylli francez theksoi se Ferguson është vendimtar në Old Trafford.
“Krejt çka mund të them është se mendoj që Ferguson do të mbetet si menaxher, por pas tërheqjes së tij do të ketë probleme. Sot ai është si Gandhi në aspektin e lojës.
“Në Manchester, Ferguson është një lloj gjeniu. Ai kaloi gjenerata të ndryshme të futbollistëve. Do të mbushë 70 dhe punon me futbollistë 18 vjeç, por i përshtatet të gjitha gjeneratave”, tha Cantona për New York Times.
“Me Dimitar Berbatovin ai punoi shumë dhe tregoi durim, sepse e dinte se bëhet fjalë për një futbollist të mirë. Ferguson merr përgjegjësi dhe punon mirë në aspektin psikologjik. Kjo ka rëndësi të madhe. Kjo funksionoi edhe për mua, 100 për qind. Pranoja gjithçka sepse më jepte liri në fushë. Ai më dha fanellën me numrin 7 dhe ajo u bë me rëndësi për mua, edhe pse ndoshta nuk e kisha kuptuar rëndësinë e saj nga fillimi. Kurrë nuk jam ndjerë nën presion. Ishte nder për mua të mbaja numrin 7”, përfundoi Cantona.