Brendan Rodgers: Suarez po ngutet, Liverpooli skuadër më e madhe se Arsenali
Brendan Rodgers ka patur një bisedë me Luis Suarezin për të biseduar qëndrimin apo largimin e tij nga skuadra.
Trajneri i Liverpoolit i ka thënë Suarezit që të mendojë mirë vendimin e tij sepse sipas tij ai po ngutet duke e patur parasysh se Liverpooli është shumë skuadër më e madhe se Arsenali.
“Unë ende nuk kam mundur të kuptojë se çfarë e shtyen Suarezin të ikë nga Liverpooli. Ai është këtu një lojtarë shumë i dashur, ndërsa duhet ta dijë se të jesh idhull i tifozëve të Liverpoolit, është arritje shumë e madhe për secilin lojtarë, sepse kemi të bëjmë me tifozët më të flaktë në botë.
Suarez duhet të ketë të qartë se Liverpooli është mbretëri ndaj Arsenalit pasi bëhet fjalë për skuadrën më të madhe angleze” i ka thënë Rodgers Suarezit.