Barcelona në kërkim të një qëndërmbrojtësi
Barcelona vazhdon të kërkojë për një qëndërmbrojtës.
Tekniku i ri Gerardo “Tata” Martino, ka ndjekur miqësoren e humbur kundër Bayern Munchen, dhe së bashku me menaxherin e klubit, kanë dalë në konkluzion se katalanasve iu duhet një i tillë.
Pas dështimit me Thiago Silva, Marquinhos dhe David Luiz, Barça po mendon për gjashtë opsione të tjera. Katër prej tyre të njohur për futbollin europian dhe të kërkuar edhe më parë nga Barcelona, ndërsa dy të tjerët janë ish lojtarë të Martinos te Newell’s Old Boys.