Bërthamoret, ndërkombëtarët rrisin presionin ndaj Iranit
Ditët e fundit është rritur ndjeshëm presioni ndërkombëtar ndaj Iranit që ta pranojë planin e Kombeve të Bashkuara rreth programit të tij bërthamor, për çështjen e pasurimit bërthamor.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed El Baradei, i bëri thirrje Iranit të përgjigjet për kushtet e planit sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas planit të ri i cili është hartuar nga 6 fuqitë e mëdha botërore Teherani zyrtar duhet të dërgojë jashtë vendit uraniumin për ta konvertuar atë në karburant bërthamor.
Por presioni nuk ka munguar as nga liderët e lartë shtetëror të SHBA-së
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se Irani po përballet me një moment shumë të rëndësishëm, dhe se pranimi i marrëveshjes do të ishte shenjë e mirë e mirë se Irani nuk dëshiron të jetë i izoluar dhe se dëshiron të bashkëpunojë. Deklaratat e zonjës Klinton erdhën gjatë vizitës së rradhës në Marok.