Francë, bie ndjeshëm popullariteti i presidentit Sarkozy
Imazhi i Presidenti të Francës, Nicolas Sarkozy është duke u dëmtuar shumë kohët e fundit. Akuzat për nepotizëm po i kushtojnë shumë shtrenjtë presidentit francez me origjinë hungareze, Sarkozy.
Tentativa për vendosjen e të birit Jean, 23 vjeç, në krye të institucionit të mbrojtjes "Defense", e ka ulur popullaritetin e presidentit në minimumin historik prej 39 %.
Të dhënat i referohen sondazhit të fundit të revistës së përjavshme "Paris Match", sipas të cilës 60 % e të pyeturve janë kundër kreut aktual të Pallatit të Elizesë.
Ky sondazh është kryer nga IFOP ose insituti francez i opinionit publik. Deri më tani nuk kishte ndodhur asnjherë më parë që popullariteti i Sarkozy të ulej në nivelin 41%.