Arsenali në trenin më të shpejtë në botë

Arsenali i Arsene Wenger ka pëdorur trenin për tu larguar nga qyteti japonez i Nagoya, atje ku dje fituan miqësoren kundër Nagoya Grampus me rezultatin 3-1.
Jack Wilshere, Lukas Podolski, Wojciech Szczesny dhe Co morën trenin më të shpejtë në shtetin aziatik, Shinkansen ose siç njihet gjërësisht, Bullet.
"Topçinjtë" udhëtuan drejt Saitama, ku do të marrin pjesë në finalen e Asian Tour dhe më pas do të ndeshen me Galatasaray dhe Napolin në Emirates Cup./indeksonline/